Skip to content

Shefi i Komisariatit të Krujës shihet hipur mbi motor teksa debaton me drejtuesin e automjetit dhe ne një moment, kur ai sapo nisë të largohet, e shan me fjalor të rëndë.

Menjëherë, qytetari i zë korsinë me makinë dhe i del përpara. “Hape krahun atje, se ke bllokuar rrugën, dëgjohet të thotë Elton Shahini, ndërsa qytetari që zbriti nga automjeti i afrohet dhe e qëllon menjëherë me shpullë.

Disa nga personat e pranishëm përfshihen për të mos lejuar vazhdimin e konfliktit. Drejtuesi i mjetit largohet dhe pak momente më pas dhe Kryekomisari Elton Shahini. Ai merr syzet nga toka dhe largohet me motor në drejtimin nga iku mjeti.

Ajo që bie në sy, është veshja e të dyve, që rrjedhimisht të çon të mendosh se incidenti mund të ketë ndodhur gjatë sezonit veror. E megjithatë pritet një reagim nga Policia e Shtetit për të mësuar më shumë rreth kësaj situate të paprecedentë në vendin tonë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *