Skip to content

Fëmija 5-vjeçar humbi jetën në vendngjarje, pavarësisht përpjekjeve të kalimtarëve për t’i dhënë ndihmën e parë. Dy fëmijët e tjerë u dërguan me urgjencë në spital me plagë të rënda.

Por pesë ditë pas ngjarjes, policia njoftoi se edhe fëmija 1-vjeçar ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë, fëmija 3-vjeçar vijon të jetë në gjendje kritike.

Nëna është arrestuar dhe ndaj saj është ngritur një tjetër akuzë për vrasje pas vdekjes së fëmijës 1-vjeçar. Ajo do të qëndrojë në paraburgim deri në paraqitjen e radhës në gjykatë.

abai i fëmijëve ka qëndruar në spital së bashku me pjesëtarë të tjerë të familjes. Sipas një burimi pranë familjes, ai ndodhej në punë kur mori lajmin tragjik. Ai kishte menduar se bashkëshortja kishte dalë me fëmijët për një piknik, por u njoftua se djali pesëvjeçar kishte humbur jetën. Që prej atëherë, ai është në spital, duke u kujdesur për 3-vjeçarin e mbijetuar.

Ngjarja u zbulua nga dy çiklistë, të cilët gjetën automjetin me dyert e hapura dhe gruan të shtrirë e të gjakosur pranë tij. Ata u dhanë ndihmën e parë gruas dhe fëmijëve dhe njoftuan shërbimet e emergjencës. Policia e ka përshkruar skenën si jashtëzakonisht tronditëse.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *