
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar të premten mbledhjen e dytë elektronike, në të cilën ka miratuar një varg projektligjesh dhe vendimesh.Ndër vendimet është miratimi i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Përmes këtij projektligji synohet themelimi dhe organizimi i Byrosë, përcaktimi i kompetencave të saj, si dhe rregullimi i procedurave për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Be First to Comment