Qeveria ka miratuar edhe Projektligjin për Rekrutimin, Vlerësimin e Performancës, Kontrollin e Integritetit dhe Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, si dhe Projektligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.Gjithashtu, janë miratuar projektligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe Projektligji për Akademinë e Drejtësisë.
Qeveria ka miratuar edhe Projektligjin për Energjinë dhe Projektligjin për Energjinë Elektrike, të cilët përcaktojnë rregullat dhe parimet për funksionimin e sektorit të energjisë dhe energjisë elektrike, me synim sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe cilësor, mbrojtjen e konsumatorëve dhe krijimin e një tregu konkurrues.Në mbledhje është miratuar edhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Projektin e Lojërave Mesdhetare XXI në Kosovë.
Po ashtu, është miratuar Projektligji për Inovacion dhe Ndërmarrësi, si dhe Projektligji për Pagesat e Vonuara në Transaksionet Tregtare, i cili synon parandalimin e vonesave në pagesa dhe përcaktimin e rregullave për afatet dhe llogaritjen e kamatëvonesave në transaksionet tregtare.Qeveria ka marrë edhe vendim për t’i propozuar Kuvendit kandidatët për kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, si dhe kandidatët për dy pozita anëtarësh të këtij bordi.
Në mbledhje është miratuar edhe Deklarata e Prioriteteve Afatmesme të Qeverisë 2027–2029, e cila përcakton kornizën e politikave për përgatitjen e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve dhe buxhetit vjetor.Ndër vendimet e tjera, Qeveria ka miratuar vazhdimin për tre muaj të mandatit të Komisionit për Verifikimin e Diplomave të Lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut.
Po ashtu, janë miratuar vendime për qiradhënien e disa parcelave në komunat Kaçanik, Gllogoc, Rahovec, Suharekë dhe Shtime, kryesisht për nxjerrjen dhe përpunimin e gurit gëlqeror, si dhe për shfrytëzimin e gurit dekorativ dhe vendosjen e mekanizmave për përpunimin e materialit.Qeveria ka miratuar Listën e anëtarëve potencialë të Komisionit të Pranimit për Kategorinë e Ulët dhe të Mesme Drejtuese, si dhe vendimin për pezullimin nga marrëdhënia e punës të një nëpunësi civil të kategorisë së lartë drejtuese.
Be First to Comment