Skip to content

Projekti pritet të trajtojë periudhën e tij në politikë dhe përballjen me drejtësinë, përmes rrëfimit të Tahirit, por edhe dëshmive të personave që kanë qenë të përfshirë ose kanë ndjekur nga afër zhvillimet e asaj kohe.

Në videon e publikuar, Tahiri shfaqet pranë një ekipi xhirimi, ndërsa krahas saj ka shkruar:

 

“Disa histori i kam jetuar. Disa të tjera i kam dëgjuar të tregohen për mua. Do shihemi së shpejti. Ka kaq shumë për të thënë.”

Sipas Top Channel, persona pranë Tahirit kanë bërë të ditur se dokumentari është duke marrë formën përfundimtare dhe pritet të publikohet në rrjetet sociale të ish-ministrit në ditët në vijim.

Ndërkohë, në planin gjyqësor, çështja e Tahirit vijon në Gjykatën e Lartë. Në janar 2026, Genti Shala u caktua relator pas dorëheqjes së Sokol Binajt. SPAK ka kërkuar ndryshimin e vendimit ndaj Tahirit, ndërsa vetë ish-ministri kërkon pafajësi.

Megjithatë, ende nuk janë bërë publike detajet e plota të dokumentarit dhe nuk dihet se cilat ngjarje apo persona do të jenë konkretisht pjesë e rrëfimit.

“Ka kaq shumë për të thënë” është për momentin mesazhi i Tahirit, ndërsa projekti pritet të publikohet në ditët në vijim.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *