Skip to content

Në paraqitjen e saj në studio, Sara zgjodhi një kombinim në tonalitete të çelëta, me bluzë të bardhë, pantallona dhe këpucë të zeza. Pikërisht pantallonat u kthyen në detajin më të komentuar nga një pjesë e ndjekësve.

“Ça i ka këto pantallona kjo?”, shkruan një komentues, ndërsa një tjetër shprehet: “Ça veshjeje, pa pikë lidhje”. Në një tjetër koment kritikohet sërish zgjedhja e pantallonave, duke treguar se look-u i Sarës i ndau mendimet në rrjet.

Megjithatë, reagimet nuk kanë qenë vetëm negative. Mes komenteve dallohen edhe ndjekës që e kanë komplimentuar Sarën për paraqitjen dhe energjinë e saj. “Minimumi, kjo vajzë ka edukatën edhe energjinë e mirë. Plus që po më pëlqen”, shkruan një prej tyre.

Një tjetër i del në mbrojtje moderatores, duke e cilësuar “një yll” dhe duke kritikuar komentet për pamjen e saj.

Kështu, që në nisje të aventurës së re në ekran, Sara ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut, ndërsa këtë herë diskutimi në rrjet nuk është ndalur vetëm te roli i saj i ri, por edhe te zgjedhja e veshjes.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *