Meteorologia e njohur, Lajda Porja ka bërë një parashikim të motit për javën dhe jo vetëm.
Porja ka sqaruar edhe fenomenin “El Nino”, i cili sipas saj, ka startuar në fillim të muajit maj, në Paqësor dhe e ka nisur menjëherë ndikimin.
“Të paktën në Europë ne patën në fundin e majit thyerje të rekordeve të temperaturave të lart, Portugalia, Franca dhe Spanja. Ku Portugalia dhe Spanja shënuan 38-39 gradë”, tha meteorologia.
Ndërsa duke folur për ndikimin e këtij fenomeni në Shqiperi, Porja paralajmeroi temperatura ekstreme ne disa qytete te vendit duke prekur 38-40 grade celcius.
“El Nino” është shumë larg nga ne, këtë ndikon, qarkullimin. “El Nino” në Mesdhe por edhe në Shqipëri ndikon qarkullimin e masave ajrore, duke na sjellë pafundësisht masa ajrore të cilat vijnë nga veriu i Afrikës, nga qendra e Afrikës dhe deri nga Sahara që sjellin pastaj dhe fenomene dhe temperatura vërtetë të larta. Qendrore po përjeton temperatura mbi 30 gradë, ku ka 35-36 gradë, Zvicra, Austria, Gjermania, Skandinavia me temperatura të larta, Mesdheu me temperatura të larta, Shqipëria me temperatura të larta. Kemi vetëm një pjesë të Europës Lindore, pra vendet e Lindjes, ku Rusia po shënon temperatura pak të ulëta sepse masa nuk ka arritur të depërtojë deri në Lindje. Më pas, pjesa më e madhe e kontinentit, ngado që të na vijë qarkullimi i masave ajrore, është e pashmangshme për të mos patur temperatura të larta. Ne kemi shënuar në fundjavën e shkuar 38 gradë në shumë qytete”, tha Porja.

Be First to Comment