Skip to content

Bëhet fjalë për një qenushe të vogël, të cilën çifti ka vendosur ta quajë “Diva”. Siç ka zbuluar vetë Brikena në Instagram, emri është zgjedhur nga partneri i saj, Mateo.

“Mirë se erdhe Diva. Emrin ia ka lënë Mateo”, ka shkruar ajo krahas fotografisë.

Në imazhin e publikuar, Mateo shihet duke mbajtur në krahë qenushe, duke treguar se “Diva” është mirëpritur menjëherë në shtëpinë e çiftit.

Ky është një tjetër moment nga jeta e Brikenës dhe Mateos, historia e të cilëve mori një tjetër drejtim gjatë “Big Brother VIP Albania 5”. Pas përfundimit të formatit, dyshja kaloi një periudhë ndarjeje, por më pas u rikthyen bashkë.

Vetëm pak ditë më parë, Mateo e kishte pritur Brikenën në Shqipëri pas qëndrimit të saj në Itali pranë familjes, duke i dhuruar një buqetë me lule dhe një letër romantike.

Tashmë, duket se “Diva” është bërë pjesë e kapitullit të ri të çiftit.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *