Skip to content

Siç shihet dhe nga pamjet, ai pyet fillimisht se për çfarë kërkoheshin firmat dhe më pas nis të debatojë me një qytetar që kishte shkuar të jepte firmën e tij.

Pasi situata tensionohet disi, deputeti socialist dëgjohet duke ju drejtuar qytetarit në moshë me fjalët: “Jemi në rrugë se…”, në formë kërcënimi të hapur. Ndërsa zotëria ia kthen “hajde ku të duash ti.”

Ata largohen më tej dhe me sa kuptohet nga pamjet, biseda nuk ka qenë e qetë. Teksa kthehet sërish pranë stendës për të mbaruar procesin e firmës për referendum, zotëria dëgjohet t’i thotë deputetit “maskara”.

Anëtarët e Shqipëria Bëhet e pyesin se çfarë i kishte thënë deputeti dhe ai u tregon se e kishte sharë. “Të shkë***fsha atë që të ka bërë”, tregon qytetari në moshë dukshëm më të madhe se Erion Braçe.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *