Sipas përshkrimit të videos, përplasja dyshohet se ka nisur pas disa fjalëve fyese ndaj shqiptarëve dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në pamjet e publikuara shihet momenti kur shqiptari përballet fizikisht me personin tjetër dhe e rrëzon atë përtokë.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, veçanërisht në mesin e shqiptarëve në diasporë, të cilët kanë shpërndarë videon dhe kanë komentuar për incidentin.
Megjithatë, rrethanat e plota të ngjarjes, identitetet e personave të përfshirë dhe nëse ka pasur ndonjë procedurë nga autoritetet amerikane nuk janë bërë të ditura, njofton Gazeta Minuti.
Videoja vazhdon të qarkullojë në rrjetet sociale, ndërsa përdorues të shumtë kanë shprehur mbështetje për shqiptarin.
Video Player
00:00
00:19
Be First to Comment