Skip to content

⛔️Neni 121
Ndërhyrje të padrejta në jetën private

Vendosja e aparaturave që shërbejnë për dëgjim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, dëgjimi ose regjistrimi i fjalëve, fiksimi ose regjistrimi figurave,

si dhe ruajtja për publikim i të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit, pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Shpërndarja, ofrimi për publikim apo publikimi me çdo mjet ose formë të komunikimit publik apo mënyrë tjetër i të dhënave të marra në mënyrën e përcaktuar në paragrafine parë të këtij neni, dënohet me burgim deri në tre vjet.

⛔️Neni 122
Përhapja e sekreteve vetjake

Përhapja e një sekreti që i përket jetës private të një ose personi nga ai që e siguron atë për shkak të detyrës të profesionit, kur detyrohet të mos e përhapë pa qenë i autorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Po kjo vepër, e kryer me qëllim fitimi ose për të dëmtuar një person tjetër, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

⚖️ KODI PENAL i Republikës Shqipërisë

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *