Skip to content

Artistja i shoqëroi imazhet me përshkrimin “Dasma e prindërve të mi shqiptarë”, ndërsa shumë ndjekës ndërkombëtarë komentuan mbi atmosferën dhe mënyrën e pozicionimit të çiftit në fotografi.

Një pjesë e fansave u ndalën veçanërisht te qëndrimi serioz i nënës së këngëtares gjatë ceremonisë, duke shprehur habi për mungesën e buzëqeshjes në fotografitë e dasmës.

“A ishte mamaja jote e lumtur që ndodhej aty?” – ishte një nga pyetjet më të përsëritura në komentet e postimit.

Ndërkohë, ndjekësit shqiptarë e pritën publikimin me nostalgji, duke shpjeguar se një qëndrim i tillë ishte pjesë e traditave të hershme shqiptare, ku modestia, serioziteti dhe respekti ndaj familjes e ceremonisë konsideroheshin vlera të rëndësishme në ditën e martesës.

Fotografitë e shpërndara nga Bebe Rexha u kthyen në një moment diskutimi kulturor, duke sjellë në vëmendje dallimet mes zakoneve shqiptare të së kaluarës dhe perceptimeve të publikut ndërkombëtar për ceremonitë martesore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *