Skip to content

Gjatë dëshmisë së saj, Fara është shprehur se Adrian Hila nuk është personi që ka shpërndarë materialet. Për këtë arsye, ajo nuk ka bërë denoncim ndaj kompozitorit, por denoncimi i saj lidhet me publikimin dhe shpërndarjen e videove.

Një tjetër detaj i rëndësishëm i dëshmisë lidhet me kamerat. Sipas deklarimit të saj, Eli Fara ka thënë se nuk kishte dijeni për kamerat që pretendohet se ishin vendosur në banesë.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar se si janë realizuar materialet, kush i ka siguruar dhe kush i ka publikuar fillimisht në internet.

Ndërkohë, deklarimet e Eli Farës i japin një tjetër zhvillim çështjes, pasi ajo ka bërë dallim mes personit që pretendohet se shfaqet në materiale dhe personit që i ka shpërndarë ato.

Deri në përfundimin e hetimeve, rrethanat e plota se si materialet kanë përfunduar në rrjet mbeten për t’u përcaktuar nga autoritetet.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *