Skip to content

Burri ka bërë të ditur se dëshira e tij është të takohet personalisht me kryeministrin Edi Rama dhe për këtë arsye ka vendosur të qëndrojë para ambienteve ku po mbahet takimi i qeverisë.

Pas më shumë se tri dekadash si emigrant në Greqi, ai është rikthyer në vendlindje dhe shpreson që t’i krijohet mundësia për t’i folur kreut të qeverisë. Ende nuk dihet se çfarë kërkese apo shqetësimi konkret dëshiron t’i paraqesë Ramës, por ai vijon të presë pranë vilës qeveritare me shpresën se do të arrijë ta takojë.

Ndërkohë, në Drilon po zhvillohet mbledhja e kabinetit qeveritar, ndërsa prania e emigrantit nga Pogradeci jashtë ambienteve ka bërë kuriozë edhe qytetarët e ndodhur në zonë.

Mbetet për t’u parë nëse pas përfundimit të mbledhjes kryeministri Edi Rama do të ndalet për ta dëgjuar emigrantin dhe se cili është mesazhi që ai kërkon t’i përcjellë pas 35 vitesh jetë në Greqi.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *