Skip to content

Në njoftimin e Qeverisë, mes tjerash thuhet:

“Miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës me nr. Prot.1108 të datës 23.09.2026, për Nismën legjislative për “Projektligjin Nr. 11/L- 001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, për të dhënë vlerësimin që përfshin: opinionin ligjor të përputhshmërisë me acquis të BE-së; vlerësimin e ndikimit buxhetor; dhe, opinionin ligjor lidhur me përmbajtjen e projektligjit në fjalë”.

Theksojmë se pas vendimit të Gjykatës Speciale, përmes së cilit ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg, Partia Demokratike e Kosovës nisi iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Tash e disa ditë, VV ka heshtur në lidhje me këtë çështje. Ndërkohë, pasditen e sotme kryeministri Albin Kurti dhe kreu i PDK-së, Bedri Hamza zhvilluan një takim.

Në të njëjtin, tema diskutimi ishin pikërisht ligji në fjalë dhe zgjedhja e presidentit. Megjithatë, Hamza pas përfundimit të tij tha se nuk ka pasur ndonjë marrëveshje. /NACIONALE.COM

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *