Materiali nuk rezulton më i aksesueshëm në faqen ku ishte publikuar fillimisht dhe prej nga kishte nisur të shpërndahej në internet.
Publikimi i videos kishte shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ndërsa komentet e përdoruesve kishin vërshuar edhe në profilin e aktores në Instagram. Për shkak të situatës, Lubonja kishte vendosur të kufizonte komentet në postimet e saj.
Tashmë, sipas raportimeve, materiali është hequr nga faqja ku ishte publikuar fillimisht. Megjithatë, nuk dihet ende nëse fshirja është bërë nga administruesit e faqes, pas një kërkese për heqje apo si pasojë e ndonjë veprimi tjetër.
Ndërkohë, autoritetet po verifikojnë rrethanat e publikimit dhe shpërndarjes së materialeve private që kanë qarkulluar ditët e fundit.
Sipas deklaratave të mikut të saj, Meridian Ramçaj, Monika Lubonja po e përjeton rëndë situatën.
Fshirja e materialit nga burimi fillestar mund të konsiderohet një zhvillim pozitiv për aktoren, por mbetet e paqartë nëse videoja vazhdon të qarkullojë në faqe apo platforma të tjera.
Vetë Monika Lubonja nuk ka bërë deri tani një reagim publik lidhur me fshirjen e materialit.
Be First to Comment