Ai tha se aty kanë luajtur edhe kombëtaret si Suedia, Zvicra dhe Irlanda dhe nuk janë ankuar, porse sipas Muriqit, austriakët po përgatiten për justifikimin në rast se humbin.
“Fusha është e njëjtë për të dyja ekipet. Këtu kanë luajtur edhe kombëtare të mëdha si Suedia, Zvicra dhe Irlanda, dhe asnjë ekip nuk është ankuar. Kjo më duket më shumë si arsye e austriakëve për t’u përgatitur për rezultatin pas ndeshjes. Uroj që në fund të dalë kjo”, ka deklaruar ai.
Be First to Comment