Skip to content

Selin solli në vëmendje rastin e Beatriks Ramosajt në “Big Brother VIP”, duke kujtuar kritikat e shumta që ajo mori për historinë e saj të dashurisë brenda shtëpisë. Sipas Selinit, shoqëria shqiptare shpesh përdor standarde të ndryshme dhe nuk i trajton njësoj situatat.

Orinda kundërshtoi paralelizimin mes rasteve, duke thënë se fakti që Beatriks u kritikua në atë kohë nuk do të thotë se e njëjta sjellje duhet të përsëritet edhe ndaj grave që janë shfaqur në videot intime.

Debati u zhvendos më tej te përgjegjësia e personave të përfshirë në marrëdhënie, ndërsa u përmend edhe rasti i kompozitorit Adi Hila. Selin bëri referenca për marrëdhënien e tij familjare, ndërsa Orinda theksoi se nuk mund të dihet se çfarë ndodh brenda një familjeje.

Pjesë nga debati:

Selin: Kujtojmë rastin e Beatriks kur u kryqëzua pafundësisht në “Big Brother”. Jemi shoqëri hipokrite, nuk i trajtojmë të gjitha situatat njësoj. Betatriks në atë rast u kryqëzua dhe nuk u la gjë pa u thënë. Ndërsa për këto gra nuk duhet të themi gjë se nuk bie morali tek ato.

Orinda: Nuk mund t’i paralelizojmë, se kryqëzuam Beatriks nuk mund t’a bëjmë edhe tani, a nuk kemi të drejtë të ndryshojmë?

Selin: Duhet të jemi si parimet e kulturës sonë

Orinda: Nuk është vijë e drejtë jeta

Selin: Nuk mund të bëhemi mendje hapur deri në ekstrem

Orinda: Pse duhet të gabojmë me këto gra?

Selin: Nuk po themi që ti kryqëzojmë, përgjegjësia të ndahet, duhet të mbajnë përgjegjësi. Që janë pala e tretë në një marrëdhënie. Sipas bashkëshortes së Hilës, ka qenë një familje e mirë, nuk kanë qenë të ndarë. Me informacionet që kam, bashkëshortja e zotit Hila po i qëndron shumë afër në këto momente.

Orinda: Ndoshta se marrëdhënia mund të jetë ndërtuar e tillë, nuk mund të futemi në shtëpi.

Selin: E kam dëgjuar shumë se është gabim, po nuk janë në moshën e adoleshencës ta quash gabim. Po flasim për një zotëri që është 56 vjeç.

Ori: Është i sëmurë ai personi.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *