Në materialin që po shpërndahet shfaqet një vajzë, të cilën disa përdorues në rrjet e kanë identifikuar si Antonelën. Megjithatë, Berisha e ka mohuar kategorikisht se bëhet fjalë për të.
Përmes disa postimeve në Instagram, ajo ka sqaruar se personi në video nuk është ajo dhe ka renditur disa dallime fizike që, sipas saj, e dëshmojnë këtë.
“Po bëj këtë sqarim vetëm një herë. Po qarkullon një video intime e një vajze që mund të ketë ngjashmëri me mua në fytyrë. Personi në atë video NUK JAM UNË”, shkruan Antonela.
Ajo ka përmendur ndër të tjera ndryshime në gjatësi, strukturën trupore dhe një nishan në qafë, për të cilin thotë se nuk e ka. Berisha ka publikuar gjithashtu një fotografi ku tregon një nishan pranë kërthizës, duke e përdorur si një tjetër argument për të kundërshtuar identifikimin.
Një tjetër detaj që ajo ka evidentuar lidhet me unazën e martesës që mban personi në video.
Antonela ka theksuar se problemi për të nuk është përmbajtja intime e materialit, por fakti që ai po i atribuohet asaj.
“Nëse ajo video do të ishte e imja, do ta pranoja pa pikën e problemit. Problemi nuk është çfarë përmban videoja, problemi është që po më atribuohet mua diçka që nuk është e imja”, shprehet ajo.
Në fund, Berisha ka paralajmëruar se personat apo faqet që vijojnë ta identifikojnë atë si vajzën në video mund të mbajnë përgjegjësi për pretendimet e publikuara.
Ajo ka kundërshtuar gjithashtu shpërndarjen e materialeve intime pa pëlqim dhe përdorimin e jetës private të personave për ekspozim apo turpërim publik.


Be First to Comment