Skip to content

Në një prononcim për Top Channel, aktori i humorit ka sqaruar se qëllimi i skeçit nuk ka qenë të ironizojë protestën apo mesazhin e saj, por personazhet dhe situatat që u bënë virale gjatë protestës.

“Ato personazhe që ne ngritëm në protestën tonë në ‘Portokalli’ janë personazhe që u bënë virale. U bënë meme po aty në protestë. Dhe me njerëz që kanë abuzuar me protestën duke sjellë skena qesharake. Kjo ka qenë dhe nuk ka asnjë qëllim tjetër”, u shpreh Llakaj.

Aktori ka kundërshtuar gjithashtu komentet se përmes humorit është fyer protesta apo qytetarët që morën pjesë në të.

“Ne nuk shajmë askënd, nuk fyejmë askënd, jo më protestën dhe atë që përfaqëson ajo. Ne jemi artistë të humorit, prodhojmë humor duke përcjellë mesazhe”, deklaroi ai.

Llakaj theksoi se satira e “Portokalli” nuk është e orientuar vetëm ndaj një krahu politik, por prej vitesh trajton zhvillimet politike dhe sociale në Shqipëri.

“Ne kemi marrë jetën tonë, Shqipërinë tonë, fenomenet politike e sociale dhe i kemi pasqyruar sipas këndvështrimit tonë. Aty ka qëndrim ndaj mazhorancës, Edi Ramës, opozitës, Sali Berishës”, tha aktori.

Në fund, Llakaj iu drejtua edhe kritikëve të skeçit, duke kërkuar që ai të shihet në kontekstin e humorit dhe satirës.

“Qeshni, merreni jetën më me sportivitet. Ne nuk jemi një zë kundër rrymës”, përfundoi ai.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *