Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Lubonja shprehet se nuk ka pasur dijeni dhe nuk ka dhënë pëlqim për filmimin, regjistrimin apo publikimin e materialeve intime. Ajo thotë se publikimi i tyre ka cenuar privatësinë dhe dinjitetin e saj.
“Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje”, shkruan aktorja.
Lubonja u ka kërkuar mediave të mos publikojnë apo spekulojnë me materiale intime, ndërsa opinionit publik i ka bërë apel të mos e kthejë situatën në argëtim apo gjykim ndaj saj.
Ajo gjithashtu bën të ditur se i është drejtuar drejtësisë dhe se synon ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore deri në fund.
“Do e ndjek ligjërisht dhe jam e sigurt që e vërteta do flasë”, shprehet Monika Lubonja, duke kërkuar që institucionet të bëjnë punën e tyre dhe të zbardhin të vërtetën.
Be First to Comment