Skip to content

Përmes një postimi në Instagram, Tozaj ka deklaruar se në materialet që pretendon se disponon përfshihet edhe një këngëtare e njohur.

“Dhe një këngëtare shumë e njohur e përfshirë në pisllëqet e Erion Isait! Sonte ora 22:00”, shkruan Tozaj.

Ai nuk ka zbuluar emrin e artistes dhe as detaje konkrete se çfarë pretendon se e lidh atë me Isain.

Paralajmërimi vjen pas publikimeve të mëparshme të Tozajt, ku ai ka ngritur akuza ndaj kryebashkiakut dhe ka publikuar edhe materiale që pretendon se janë biseda private. Autenticiteti i këtyre materialeve nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të publikojë Tozaj në orën 22:00 dhe nëse këngëtarja që ai përmend do të identifikohet. Ndërkohë, deri tani nuk ka një reagim publik nga Erion Isai lidhur me këto pretendime.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *