E ftuar në emisionin “Me Nder Jush” në Andale Media, Roza foli për televizionin shqiptar dhe mënyrën se si, sipas saj, profesionistët me përvojë nuk po marrin vlerësimin që meritojnë.
“Profesionistët e vjetër nuk po marrin atë që meritojnë”, u shpreh moderatorja, duke përmendur disa figura të njohura që prej kohësh mungojnë në ekran, mes tyre edhe Albana Osmanin.
Gjatë bisedës, ajo përmendi edhe Arbana Osmanin, por më pas sqaroi se moderatorja vijon të jetë aktive në televizion përmes “Ferma VIP”.
“Arbana Osmanin s’mund ta them, se ishte te Ferma”, tha Roza.
Pikërisht në këtë moment, ajo zbuloi se kishte marrë një ofertë për të hyrë në reality show së bashku me nënën e saj, por kishte vendosur ta refuzonte sapo kishte mësuar se kush do ta moderonte.
“Unë dhe mamin na kërkuan te Ferma dhe refuzuam kur mora vesh që ishte Arbana që prezantonte”, deklaroi Lati.
E pyetur për arsyen e këtij vendimi, Roza bëri një dallim mes aftësive të Arbana Osmanit si moderatore dhe mënyrës se si ajo e percepton sjelljen e saj jashtë kamerave.
“Arbana para ekranit është shumë e mirë, por në prapaskenë është pak egoiste në drejtimin e ekranit, ka pak ego”, u shpreh ajo.
Roza la të kuptohej se oferta financiare për pjesëmarrjen në spektakël ishte e konsiderueshme, por kjo nuk kishte mjaftuar për t’ia ndryshuar vendimin.
Gjatë intervistës, moderatorja foli edhe për mungesën e saj në televizion, duke shpjeguar se një nga arsyet kryesore lidhet me kushtet e bashkëpunimit që i janë ofruar. Sipas saj, pas shumë vitesh përvojë, nuk është e gatshme të pranojë çdo propozim vetëm për të qenë e pranishme në ekran.
Deklaratat për Arbanën janë vlerësime personale të Roza Latit, ndërsa deri tani nuk ka një reagim publik nga Osmani lidhur me këto komente.
Be First to Comment