Protesta nisi me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për përmirësimin e kushteve në arsim,
por situata u përshkallëzua gjatë tubimit, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe autobot me ujë me presion.

E kamufluar fillimisht si protestë studentore, por e sponsorizuar nga Partia Demokratike e Sali Berishës, protesta u përshkallëzua në akte guerrilje në Tiranë, me persona të maskuar që thyenin dhe digjnin. Ajo që vazhdon të shihet në rrugët e kryeqytetit janë skena dhune, ku protagonistë nuk janë më studentët, por militantë me fytyra të mbuluara, të cilët po shkatërrojnë gjithçka që u del përpara, përfshirë edhe bankomatet.

Ndërkaq, disa pamje kanë bërë xhiron e rrjetit, ku një student ra në sy pasi goditi disa punonjës policie. Ai është i riu që përballoi i vetëm me grushte gjashtë policë me shkopinj gome të FNSH-së. Mësohet se ai është Klevi Metaj, student. Momenti është shpërndarë në rrjet, duke ngjallur interes për të riun dhe rolin e tij në protestën që u shoqërua me tensione dhe përplasje mes pjesëmarrësve dhe forcave të rendit.
Klevi Metaj nga Gjirokastra mësohet se është djali i Arben Metajt, ish shefi i Kufirit në Kakavijë. Në 5 tetor 2025, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) arrestoi Arben Metajn, pasi një ditë më parë kishte përplasur me automjet këmbësoren 71-vjeçare, Kostulla Hariton, në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë, pranë fshatit Grapsh. Metaj u arrestua për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.


Në pamje duken rreth gjashtë efektivë që ndërhyjnë për të neutralizuar të riun, ndërsa pas disa çastesh arrijnë ta kontrollojnë situatën. Më pas, Metaj shfaqet i prangosur para Ministrisë së Arsimit, por për shkak të rezistencës së tij ka marrë nofkën ‘Rambo’.
Be First to Comment