Skip to content

“Nuk rrëzohet qeveria nga ca kalamaj rrugaçë me kapuça që djegin qytetin”, shkruan ai,

duke pretenduar se fëmijët e mitur që vihen në vijën e parë të frontit të përplasjeve, po përdoren nga politika.

“Qeveria rrëzohet nga studentet e vërtetë, ata që mësojnë, ata që aspirojnë një Shqipëri ndryshe, një Shqipëri ku punohet e nuk vegjetohet duke pritur shansin me bo lek! Qeveria rrëzohet nga elitat intelektuale, nga populli i thjeshtë dhe i bukur”, thotë Hervin Çuli.

Regjisori i njohur shprehet se kërkohet distancim i menjëhershëm, sepse të gjithë po humbin nga ajo që po ndodh në Tiranë. Hervin Çuli thotë se edhe krahasimi me protestat në Francë, të cilat ai i quan “shembull idiot”, nuk janë e njëjta gjë.

“Mjaft se na u hap barku me shëmbullin idiot të protestave në Francë që janë komplet tjetër gjë. Populli i vërtetë duhet ti kthehet me lule sheshit, 24 orë po qe nevoja, ndryshe edhe ky moment historik do zhduket si pluhur në ajër. Në të kundërt, fatkeqësisht, meritojmë qeverinë që kemi!…”, vijon ai.

Reagimi i plotë i regjisorit Hervin Çuli:

Nuk rrëzohet qeveria nga ca kalamaj rrugaçë me kapuça që djegin qytetin. Kalamaj që vendosen në skalionin e parë si kamikazë nën emrin e studentēve. Ata që i vendosin aty janë burracakët e ndyrë te skutave të errëta të politikës. Levat, çekiçët dhe maskat e kapuçoneve, apo sharjet me libër shpie të kryeministrit i japin jetë imazhit të një shoqërie tribale, të kundërt me qytetarin e emancipuar që kërkon ndryshimin e duhur.

Qeveria rrëzohet nga studentet e vërtetë, ata që mësojnë, ata që aspirojnë një Shqipëri ndryshe, një Shqipëri ku punohet e nuk vegjetohet duke pritur shansin me bo lek! Qeveria rrëzohet nga elitat intelektuale, nga populli i thjeshtë dhe i bukur! Shëmtia e coptimit të qytetit është padyshim dëshpërim për gjëndjen aktuale të vendit, e për këtë kjo qeveri e korruptuar duhet të marri përgjigjen e duhur! Po kjo përgjigje vjen me presion qytetar gandist, e padyshim me votë! Ajo që po ndodh është një trishtim i madh kulturor, i gatuar në vite e vite me ngritjen në piedestal të injorancës!

Duhet distancim i menjëhershëm nga pjesa e shëndoshë e politikës, e medias. Të gjithë humbin nga ajo çka po ndodh. Mjaft se na u hap barku me shëmbullin idiot të protestave në Francë që janë komplet tjetër gjë. Populli i vërtetë duhet ti kthehet me lule sheshit, 24 orë po qe nevoja, ndryshe edhe ky moment historik do zhduket si pluhur në ajër. Në të kundërt, fatkeqësisht, meritojmë qeverinë që kemi!…

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *