Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pranë Ministrisë së Arsimit, ku përplasjet mes qytetarëve dhe forcave të rendit kanë përfunduar me disa persona të lënduar.
Sipas raportimeve, disa protestues kanë treguar shenja në trup që pretendohet se janë shkaktuar nga plumbat e gomës. Njëri prej tyre është goditur në gjoks, ndërsa një tjetër në këmbë.
Pamjet kanë nxitur reagime dhe shqetësim, ndërsa protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre gjatë përballjes me efektivët e policisë.
Tensionet vijnë pas disa ditësh protestash në kryeqytet, të cilat janë shoqëruar me përplasje, përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga policia.
Rrethanat e plota të incidentit, si dhe mënyra e përdorimit të plumbave të gomës, mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet përkatëse.

Be First to Comment