Përmes një postimi në Instagram Story, Kejsi ka publikuar një moment të veçantë pranë partnerit, teksa shfaqen të përqafuar gjatë një mbrëmjeje. Fotografinë e ka shoqëruar me një zemër të bardhë, pa shtuar komente të tjera.

Në imazhin e publikuar, Kejsi shfaqet e veshur me një fustan të gjatë të zi, ndërsa partneri e mban të përqafuar. Megjithatë, ajo ka zgjedhur të mos e zbulojë plotësisht portretin e tij.
Postimi është interpretuar si një konfirmim publik i romancës, ndonëse Kejsi nuk ka dhënë detaje për identitetin e partnerit apo kohën kur ka nisur marrëdhënia e tyre.
Be First to Comment