Me flokë të lëshuara dhe syze, Rozana shfaqet shumë e vendosur duke e theksuar qëndrimin e saj kundër dhunës ndaj të rinjve shqiptarë. Ajo mban në duar disa çanta, ndërsa policia është e armatosur me pajisje mbrojtëse.
Në përshkrimin e fotos, Rozana shkruan: “Mjaft me! Shqipetari nuk e godet Shqipetarin. Degjoje rinine, mos ja shuaj zerin sepse rinia nuk eshte armiku yne por shpresa, ndergjegjja dhe e ardhmja e vendit”.
Ky mesazh i saj ka prekur shumë zemrat e ndjekësve, duke e përkrahur qëndrimin e saj të fortë ndaj padrejtësive që po përjetojnë të rinjtë.
Protesta kishte për qëllim të theksonte rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të të rinjve dhe kundërshtonte çdo formë dhune ndaj tyre. Rozana, përmes kësaj paraqitjeje, i dërgon një mesazh të qartë autoriteteve për të mos e injoruar zërin e rinisë.
Ky veprim i këngëtares tregon se ajo nuk është vetëm një artiste por edhe një qytetare e përgjegjshme që mbron të drejtat e njeriut.
Veprimet e saj kanë marrë shumë komente pozitive nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke e inkurajuar të vazhdojë me këtë aktivizëm.
Kjo protestë, pjesë e një serie manifestimesh mbarëkombëtare, synon të ndikojë në ndryshimet shoqërore dhe ligjore në vend. /InfoKosova/

Be First to Comment