“Ne do të nxjerrim një për një detyrat. Detyrat për ligjin për strehimin social
dhe të përballueshëm, ku do na duhet edhe bashkëpunimi me ju.
Është një ligj që adreson edhe problematikën e studentëve, sepse qysh në programin e Qeverisë dhe një muaj e kusur më parë, e hodhëm këtë draft duke krijuar një qasje krejt të re me rritjen e çmimeve dhe pamundësinë e studentëve për të paguar, pa iu marr frymën prindërve, qiratë në Tiranë.
Qeveria do të futet për të paguar 50% të qirasë për të gjithë ata studentë që i plotësojnë kushtet”, njoftoi Rama.
Be First to Comment