Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë DJ Dagz përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë një mesazh të shkurtër, por që përcjell dhimbjen e madhe për humbjen e të atit.
“U preftë në paqe, babë!”, ka shkruar artisti.
Vetëm dy net më parë, DJ Dagz kishte ndarë me ndjekësit një rrëfim emocional për gjendjen e rënduar shëndetësore të babait të tij. Ai kishte treguar se i ati ndodhej i intubuar dhe po luftonte për jetën.
Në atë mesazh, artisti kujtonte mbështetjen e pakushtëzuar që kishte marrë nga babai gjatë 17 viteve të karrierës muzikore. Sipas rrëfimit të tij, i ati e kishte inkurajuar vazhdimisht të ndiqte ëndrrën, edhe në periudhat më të vështira për familjen.
“Unë jam i fortë, babë, qashtu qysh ti ki pas qef unë me kon”, shkruante Dagz, duke shprehur shpresën se babai do ta fitonte betejën me sëmundjen.
Fatkeqësisht, artisti tashmë duhet të përballet me humbjen e njeriut që e kishte përshkruar si një nga mbështetësit më të mëdhenj të jetës dhe karrierës së tij.
Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit të Naim Gumnishtës do të mbahet të martën, më 27 tetor, në orën 14:20, në varrezat e fshatit Begaj të Vushtrrisë.
Ngushëllime DJ Dagz dhe familjes Gumnishta për këtë humbje të rëndë.
Be First to Comment