Skip to content

Qori argumentoi në një studio televizive se dorëheqja e Ramës do të përbënte pranimin e dështimit nga Partia Socialiste dhe shtoi se, në këtë rast, Rama nuk do të mund të qëndronte as në krye të parties.

“Çfarë ndodh nëse Rama jep dorëheqjen? Janë dy opsione. Opsioni i parë: shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Qeverinë do ta formojë parlamenti, me këtë qeveri jo partiake.

Unë mendoj se opsioni më i mirë është opsioni i dytë, që Rama të japë dorëheqjen dhe të nisë një konvendim mes shoqërisë civile dhe forcave politike. Vendimet do t’i marrë një parlament ku koka është prerë. Në momentin që Rama jep dorëheqjen, PS-ja e pranon dështimin e saj.

Unë mendoj se Rama nuk qëndron as kryetar i PS-së nëse jep dorëheqjen. Një PS e dekapituar dhe një PD e kapitulluar duhet të gjejnë forcë për të diskutuar me partitë e tjera”, tha Arlind Qori.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *