Skip to content

Teksa ndodhej së bashku me banorët e tjerë, Zoja ka vënë re merimangën dhe ka nisur të bërtasë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e konkurrentëve që ndodheshin pranë saj.

“O pash Zotin, o kukuuu… A e pe dhe ti?”, dëgjohet të thotë ajo në pamjet që po qarkullojnë nga shtëpia.

Në video, konkurrentja shfaqet dukshëm e trembur, ndërsa banorët e tjerë kthejnë vëmendjen drejt saj për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur.

Ngjarja krijoi një moment të papritur në dhomën e gjumit, vetëm pak orë pas nisjes së edicionit të pestë të spektaklit.

Zoja është një nga 21 konkurrentët që janë bërë pjesë e “Big Brother VIP Kosova 5”, i cili nisi zyrtarisht mbrëmjen e 30 tetorit.

Ajo ndodhet gjithashtu në televotimin e parë të këtij sezoni, së bashku me Dionin dhe Anjezën, pasi tre banorët e parë të shtëpisë zgjodhën nga një konkurrent për nominim.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *