Skip to content

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Live me Luizin”, artisti është përballur me një pyetje të drejtpërdrejtë nga Luiz Ejlli, i cili i kërkoi të imagjinonte një situatë ku Arbenita do t’i kërkonte rikthimin.

“Nëse sonte do të vinte Arbenita bashkë me vajzën tënde në krah dhe duke të parë në sy të thoshte ‘ma jep edhe një mundësi’, do ia jepje?”, e pyeti Luizi.

Fero u përgjigj se, megjithëse do të dëshironte që marrëdhënia mes tyre të kishte funksionuar, tashmë nuk beson se një rikthim do të ishte zgjedhja e duhur.

“Me gjithë qejf do ia jepja mundësinë. Në pozitën që jam dhe me sa kohë ka kaluar, unë besoj që nuk jam i duhuri për Arbenitën, sepse në shumicën e rasteve dy njerëz mund të duken shumë bukur si çift bashkë, por nuk janë për njëri-tjetrin, ose anasjelltas. Unë s’besoj që kam kimi me Arbenitën dhe për vajzën kishte qenë gjëja më e mirë që unë të kisha qenë me Arbenitën, por s’besoj se mund të isha rikthyer sërish me Arbenitën”, u shpreh reperi.

Me këtë përgjigje, Fero la të kuptohet se e konsideron të përfunduar marrëdhënien romantike me modelen, pavarësisht se e pranon rëndësinë që do të kishte për vajzën e tyre një raport i mirë mes prindërve.

Deklarata vjen pas një periudhe përplasjesh publike dhe procedurash ligjore mes ish-çiftit, të cilët kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike edhe për çështjet që lidhen me vajzën e tyre, Ninën.

Ndërkohë, Arbenita ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale lidhur me përvojën e saj me institucionet e drejtësisë në Kosovë, duke shprehur shqetësime për sigurinë dhe mirëqenien e vajzës.

Pavarësisht deklaratës së Feros se do të dëshironte t’i jepte një mundësi në rrethana të tjera, përgjigjja e tij në emisionin e Luizit ishte se nuk beson në një ribashkim me Arbenitën.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *