Skip to content

Ndryshe nga sezonet e kaluara, këtë herë produksioni vendosi ta niste lojën një ditë përpara premierës zyrtare. Të enjten, më 29 tetor, në shtëpi hynë tre banorët e parë: Arlinda Morina, Antoneta Koçi dhe reperi Nichi.

Ndërkohë, mbrëmjen e së premtes, më 30 tetor, gjatë spektaklit të parë zyrtar, atyre iu bashkuan edhe 18 konkurrentë të tjerë, duke e çuar në 21 numrin e banorëve.

Personazhet që janë bërë pjesë e këtij edicioni janë: Arlinda, Antoneta, Nichi, Bejta, Anjeza, Fatlum, Olechka, Vjollca, Adrian, Shqiponja, Klejda, Rron, Behare, Fuego, Sharr, Zoja, Nora, Dion, Jona, Valdet dhe Akili.

Mes konkurrentëve ka emra të njohur për publikun, përfshirë Antoneta Koçin, e cila ka qenë më parë pjesë e “Big Brother VIP Albania 2”, si dhe këngëtarët Nichi dhe Bejta.

Një tjetër personazh që tërhoqi vëmendjen gjatë hyrjes ishte Arlinda Morina, regjisorja 43-vjeçare, e cila në profilin e saj në Instagram ka bërë të ditur se është e mbijetuar nga kanceri.

Këtë sezon, drejtimi i spektaklit i është besuar Alaudin Hamitit, ndërsa në panelin e opinionistëve janë Rudina Dembacaj dhe Resul Sinani.

Me përfundimin e spektaklit të parë dhe hyrjen e të gjithë konkurrentëve të prezantuar, banorët tashmë kanë nisur bashkëjetesën brenda shtëpisë, ku gjatë javëve në vijim do të zhvillohet gara për fituesin e edicionit të pestë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *