Skip to content

Ishin duke pastruar veturën në oborr, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në fshatin Maznik të Deçanit, ku dy persona kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e goditjes nga energjia elektrike.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas Rugovës, dyshohet se derisa tashmë të ndjerit ishin duke pastruar veturën në oborrin e tyre, kanë rënë në kontakt me rrymën.

Pas dërgimit në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë, nga ekipi mjekësor të dielën në mbrëmje, është konstatuar vdekja e dy viktimave.

“Fillimisht janë dërguar në QKMF-në e Deçanit, e më pas në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe është konstatuar vdekja e tyre”, bëri të ditur Rugova.

Viktimat janë Xhemaj l dhe Hasan Mustafaj, babë e bir. /Insajderi.org/

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *