Në reagimin e saj, Kocaqi shkruan se të rinjtë nuk kanë dalë në rrugë për interesa partiake,
pushtet apo përfitime personale, por për atë që ajo e përshkruan si mbrojtje të atdheut.
Ajo e konsideron protestën si një lëvizje të veçantë në historinë e shtetit shqiptar dhe u drejtohet protestuesve me fjalë inkurajuese, duke i cilësuar si heronj për qëndrimin e tyre përballë asaj që e quan regjim diktatorial.
Kocaqi e mbyll mesazhin me një thirrje me përmbajtje patriotike dhe fetare, duke theksuar rëndësinë e atdheut dhe duke u uruar të rinjve mbrojtjen dhe bekimin e Zotit.
Postimi i plotë i Elena Kocaqit:
“Shqipëria nuk do të shuhet kurrë, për aq kohë sa ka djem e vajza që i dalin zot. Ata nuk kanë dalë aty për parti, as për pushtet, as për para, as për veten e tyre, por për atdheun. Kjo është lëvizja më e pastër e 120 viteve të shtetit shqiptar.
Po hyni në histori si heronj, duke qëndruar përballë një regjimi diktatorial, i cili, me dhunën që po ushtron, po tregon se është pushtues. Krenare pa fund për ju!
Zoti është me ju, sepse Ai e vendos në rangun e heroit atë që mbron tokën që Ai i ka dhënë. Atdheu është i shenjtë, është caktim nga vetë Zoti. Zoti ju ruajt dhe ju bekoft!”
Be First to Comment