Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me arrestimin e Albert Sylajt, personit të dyshuar për rastin e Arlinda Zekajt, e cila humbi jetën më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.
Sipas raportimeve mediatike, Sylaj është arrestuar pas një operacioni të Policisë së Kosovës në malet e Becit të Gjakovës, ku ishte lokalizuar pas disa ditësh kërkimesh.
Para arrestimit, i dyshuari raportohet se kishte shkuar në Gjakovë, ku kishte tentuar të siguronte një automjet për t’u larguar nga zona.
Sipas këtyre informacioneve, ai kishte kërkuar të merrte veturën e motrës së tij, por ajo dhe bashkëshorti i saj nuk ia kishin mundësuar këtë.


Be First to Comment