Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçeku shprehet e bindur se protestat do të vazhdojnë, por thekson se sfida kryesore tashmë është krijimi i një forme përfaqësimi politik, të mbështetur në një konsensus sa më të gjerë.
Ajo u bën apel partive politike, të vjetra dhe të reja, që t’i hapin rrugë organizimit të pavarur të rinisë, të cilin e konsideron një mundësi për të krijuar përfaqësimin më legjitim të 35 viteve të tranzicionit.
Reagimi i plotë i Marjana Koçekut:
“Nuk asht ma çështja nëse protesta do vazhdojë apo jo. Protesta do vazhdojë, kjo s’ka dyshim. Çështja ma e rëndësishme sot asht se si protesta duhet të marrë nji formë përfaqësimi, të gjejë mënyrën e duhun për nji konsensus sa ma të gjanë dhe, përveçse aktive në sheshet publike, të jetë gati për nji liste përfaqësimi në institucionin ma të naltë të kësaj Republike, që asht Kuvendi i Shqipnisë.
Për këtë duhet solidaritet në popull dhe nji mirëkuptim prej të gjitha partive, të vjetra e të reja, që t’i lirojnë rrugë organizimit dhe përfaqësimit ma të pamvarun e ma legjitim të këtyne 35 viteve tranzicion, përfaqësimit të rinisë.”

Be First to Comment