Skip to content

Mes personazheve të përfshirë në video është edhe gazetarja Kostana Morava, e cila së fundmi ka qenë pjesë e diskutimeve televizive lidhur me protestat dhe situatën politike në vend.

Videoja përmbledh disa deklarata të personazheve të ndryshëm, të cilët gjatë daljeve të tyre publike kanë ngritur pothuajse të njëjtën pyetje në lidhje me largimin e mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

“Po iku Rama, kush do të vijë?”, është pyetja që përsëritet në materialin e publikuar nga Konomi.

Por përgjigjja që opinionisti ka zgjedhur t’u japë këtyre deklaratave është një fragment i vjetër nga Arion Luka, i njohur në rrjetet sociale si “Vampiri”.

Në këtë fragment, Luka dëgjohet duke përdorur një sharje të rëndë: “P*** motrës tënde”.

Video Player

00:00
00:28

Duke e vendosur këtë pjesë menjëherë pas deklaratave të personazheve të përfshirë, Konomi ka shprehur në mënyrë ironike dhe fyese kundërshtimin e tij ndaj pyetjes se kush mund ta zëvendësojë Ramën.

Videoja nuk është shoqëruar me një shpjegim të gjatë nga opinionisti, por përmes montazhit kuptohet se ai kundërshton idenë që mungesa e një alternative të qartë politike duhet të shërbejë si argument kundër largimit të kryeministrit.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *