Skip to content

të punimeve të bëra nga mazhoranca socialiste në Shqipëri.

“Inovacioni i fundit i Rilindjes: Asfalt me dy shirita, vetëm për gomat! Rrotat në asfalt,

makina në baltë, qytetarët në hall! As rrugë u bë, as turp u ndje”, shkruan deputeti Xhelal Mziu.

“Asfalt vetëm për gomat” - Mziu e paraqet si një

Postimi i deputetit demokrat Xhelal Mziu

Por pamjet që ka shpërndarë deputeti i PD-së nuk janë nga Shqipëria.

Një verifikim i fotografive në internet tregon se ato lidhen me një rast të raportuar në Sofje, në Bullgari, konkretisht në zonën e Dragalevtsit.

“Asfalt vetëm për gomat” - Mziu e paraqet si një

Kronika e nje televizioni ne Bullgari, ne vitin 2023

 

Edhe vetë rasti nuk është i ditëve të fundit. Fotografitë dhe mënyra e pazakontë e asfaltimit kishin qarkulluar në mediat bullgare dhe në rrjetet sociale që në vitin 2023, duke shkaktuar atëherë komente dhe ironi.

“Në rrugën Nenko Balkanski, asfalti është shtruar vetëm në të dyja skajet e rrugës, sa për të kaluar gomat e një automjeti”, shkruanin mediat bullgare për rastin.

Pra, “inovacioni i fundit i Rilindjes” i denoncuar nga Mziu rezulton të jetë një histori disa vite e vjetër nga kryeqyteti i Bullgarisë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *