Skip to content

Teksa po diskutonte me banorët për marrëdhëniet dhe afrimitetin mes konkurrentëve brenda shtëpisë, moderatorja ka ngatërruar fillimisht numrin e vajzave që dëshironte të përmendte.

“Doja të ndalesha pak edhe te dy vajzat e tjera që i kanë qëndruar afër Kledias, Nora dhe Olechka. Edhe Vjollca në fakt, janë tre”, u shpreh Jonida, duke korrigjuar veten gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

Por vetëm pak sekonda më vonë, një tjetër ngatërresë e saj tërhoqi vëmendjen.

“Si e kanë parë ato Kledian, se ju kam parë shumë afër, i keni folur shumë me zemër në dorë”, tha moderatorja.

Pikërisht përdorimi i shprehjes “me zemër në dorë”, në vend të shprehjes së zakonshme “me dorë në zemër”, është komentuar në rrjetet sociale.

Ky moment i është shtuar listës së ngatërresave të Jonida Vokshit gjatë moderimit të “Big Brother VIP Kosova”, të cilat shpesh janë shpërndarë në formën e videove në internet.

Edhe këtë herë, një moment i vogël gjatë spektaklit ka mjaftuar që moderatorja të rikthehet në qendër të vëmendjes.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *