Skip to content

Këtë herë, në qendër të një debati të ashpër ishin Anjeza Gubetini dhe Zoja Nushi,

 të cilat u përfshinë në një përplasje që nisi me shkëmbim fjalësh dhe përfundoi me afrime fizike.

Shkak për debat u bë kërkesa e Zojës ndaj Anjezës që të mos ndërhynte në diskutimet e saj, duke e shoqëruar këtë edhe me komente të ashpra.

“Nëse nuk e kupton muhabetin, mos fol, mos ma luaj feministen aty”, iu drejtua Zoja Anjezës.

Kjo e fundit nuk qëndroi pa reaguar, duke iu kundërpërgjigjur menjëherë dhe duke paralajmëruar se, nga ai moment, do të ishte pjesë e çdo diskutimi në shtëpi.

“Prej sot, çdo temë që diskutohet ka me qenë pjesë”, deklaroi Anjeza.

Debati vijoi me tone të larta, ndërsa tensioni mes dy banoreve u përshkallëzua deri në afrime dhe prekje fizike.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *