Skip to content

E ftuar në një lojë me panelistet, Maliqit iu kërkua të identifikonte një artist që mendon se merr më shumë vlerësim nga publiku sesa meriton. Përgjigjja e saj ishte e qartë: Rozana Radi.

Jonida theksoi se e vlerëson Rozanën për talentin dhe kontributin e saj në fusha të ndryshme të artit, veçanërisht si poete dhe aktore, por mendimi i saj ndryshon kur bëhet fjalë për aftësitë vokale.

“E di ku më shkon mendja? Te një vajzë që ka qenë pjesë këtu, e këtij paneli në një nga sezonet. Sigurisht që e vlerësoj për artisten që është, për poeten, për aktoren që është. Vokalisht nuk e vlerësoj dhe mendoj që ka pasur mbivlerësim dhe ajo është Rozana Radi. Me gjithë respektin për artisten që është, por për pjesën vokale si këngëtare”, tha Jonida Maliqi.

Deklarata e këngëtares pritet të ngjallë diskutime, pasi këtë herë ajo ndau hapur qëndrimin e saj për një emër të njohur të muzikës shqiptare

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *