Lajmi ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa fansat kanë nisur të spekulojnë për arsyet që mund të kenë çuar në këtë vendim.
Dyshimet kryesore lidhen me situatën e krijuar së fundmi mes Beharës dhe banorit Fuego, pasi afrimiteti i tyre brenda shtëpisë ka marrë vëmendje të madhe.
Sipas pretendimeve që po qarkullojnë në rrjet, familjarët e Beharës mund t’i kenë kërkuar produksionit largimin e saj, duke marrë parasysh situatën e krijuar jashtë shtëpisë.
Ndërkohë, jashtë BBVK-së, Beharën thuhet se e presin bashkëshorti dhe dy vajzat e saj.
Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për arsyen e largimit apo nëse familjarët kanë ndërhyrë në këtë situatë.
Mbetet të shihet se çfarë do të zbulojë produksioni dhe nëse Behara do të largohet përfundimisht nga gara.
Be First to Comment