Skip to content

Nis shpërndarja e bonusit të verës për pensionistët, zv.ministrja jep lajmin e mirë: Do të ketë pagesë tjetër

Qeveria ka nisur që prej datës 1 korrik shpërndarjen e bonusit të verës prej 5 mijë lekësh të reja për të gjithë pensionistët. Lajmi është konfirmuar nga Zëvendësministrja e Ekonomisë, Olta Manjani, e cila sqaroi se ky vendim erdhi si rezultat i performancës së mirë të ekonomisë vendase.

Përveç kësaj pakete, Manjani bëri të ditur se në muajin dhjetor do të shpërndahet si çdo vit edhe bonusi i dedikuar për festat e fundvitit.

Ndërkohë, paralelisht me bonuset, pensionet do të pësojnë një indeksim prej 2.7%, i cili bazohet në llogaritjen e shportës për 12 muajt e fundit. Kjo masë synon të kompensojë drejtpërdrejt humbjen e fuqisë blerëse të pensionistëve nga rritja e çmimeve.

“Kjo nuk është hera e parë që ne bëjmë një bonus veror, ne këtë e lancuam që vitin e kaluar, ku thamë nëse performanca e ekonomisë do të jetë e mirë, atëherë do të ketë llogari të veçanta. Duke qenë se perfomanca ishte e mirë, u mor vendimi për një shpërndarje të të ardhurave në sektorë të ndryshëm të shoqërisë. Të gjitha këto politika janë pjesë e asaj pakete që ne kemi lancuar vitet e fundit. Ka filluar që në 1 korrik, masa e përfitimit është 5 mijë lekë të reja.

Ka filluar që në datën 1 dhe do të vazhdojë derisa të kenë akses të gjithë pensionistët për të përfituar. Patjetër do të ketë edhe një bonus tjetër në fundvit. Në fund të vitit do të ketë një bonuse për festat e fundvitit. Ne kemi një llogari të dedikuar në Bankën e Shqipërisë. Do ta përfitojnë si çdo vit, në dhjetor. Kjo është një politikë gjithëpërfshirëse dhe do e përfitojnë të gjithë shqiptarët.

Mund të kemi ndryshime te numrave. Sa u takon shtesave të pensioneve, ka një indeksimi me 2.7% me shportën e dedikuar. Kjo është një masë për të kompensuar humbjen që mund të kenë pensionistët nga rritja e çmimeve. Është një buxhet i dedikuar dhe i përfituar gjithmonë. Është një mesatare rrëshqitëse të 12 muajve të fundit”, tha Manjani.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *