
E paprecedentë, por protesta duket se ka eskaluar në një gjuhë urrejtje e dhune ndaj ekipeve të mediave.
Incidentet e nisura paraditen e të kësaj të enjteje vijuan dhe gjatë pasdites, ku kësaj radhe një grup njerëzish pa integritet dhe moral, sulmuan fizikisht dhe ofenduan ekipin e Top News.
Një gazetare që po bënte detyrën bashkë me operatorin, ku prej ditësh të tëra kanë qenë në terren për të mbuluar me transparencë të plotë çdo ditë protestën pavarësisht orëve të gjata dhe rraskapitëse, kjo me interesin e vetëm që ti shërbejnë publikut në çdo moment, ranë pre e sulmeve ditën e 33 të tubimit.
Disa njerëz të nxitur dhe nga faktorë të tjerë, dashakeqës, po shtyjnë protestuesit që të sulmojnë gazetarët dhe ekipet e mediave. Mbulimi mediatik mbetet një sfidë për shumë gazetarë, por dhuna që po nxisin protestuesit dhe thirrjet po dëmtojnë protestën dhe po rrezikojnë seriozisht jetën e gazetarëve.
Ndaj këto raste dhe të vlerësohen nga ana e autoriteteve, por dhe të gjitha grupeve të organizatorëve të cilët duhet të përmbahen dhe të mos vijojnë me këto qëndrime dashakeqe.

Be First to Comment