Ish-banori ka filluar ta ndjekë në rrjetin social Instagram nënën e Norës. Kjo e fundit ia ka kthyer veprimin, duke bërë që aktualisht të dy të ndjekin njëri-tjetrin në këtë platformë.
Ky veprim vjen pas një reagimi të mëparshëm të nënës së këngëtares, e cila kishte vendosur disa emoji me fytyra të buzëqeshura dhe zemra në një video ku Nichi e ngacmonte Norën për pëlqimin e mundshëm ndaj Rronit.
Përveç kësaj, Nora dhe Rroni tashmë ndjekin edhe njëri-tjetrin në Instagram. Kjo erdhi pasi të dy u kishin kërkuar personave që u menaxhojnë llogaritë jashtë shtëpisë që ta ndiqnin njëri-tjetrin, ku fillimisht këtë kërkesë e kishte bërë Rroni e më pas edhe Nora.

Kujtojmë se Rron Isufi u bë banori i dytë që përfundoi rrugëtimin e tij në këtë format pas eliminimit nga televotimi i spektaklit të fundit.
Be First to Comment