Skip to content

Tragjedia në Zvërnec, ja kush është 29-vjeçarja që u mbyt në det gjatë pushimeve! Policia jep detaje (EMRI)

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në plazhin e Portonovës, në Zvërnec, ku një 29-vjeçare humbi jetën pasi u mbyt në det.

Bëhet fjalë për Afërdita Xhilajn, nga Shkodra, e cila kishte shkuar për pushime në Zvërnec. Sipas informacioneve, Xhilaj ishte e shoqëruar nga dy miq nga Gjermania, vendi ku jetonte edhe vetë.

Mësohet se e reja u përball me rryma të forta detare që karakterizojnë këtë zonë, e konsideruar prej vitesh si një nga pikat më të rrezikshme të bregdetit.

Ndërkohë, edhe Policia ka reaguar për rastin, duke bërë me dije se hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:30, në plazhin e Portonovës, në Zvërnec, dyshohet se është mbytur në det shtetasja A. Xh., 29 vjeçe, banuese në Shkodër.

See also  Çmimet e larta të naftës shkurtuan fluturimet, Aeroporti i Tiranës del me njoftim e rëndësishëm për shqiptarët

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *