Skip to content

Lajmi që e prisnin prej vitesh – policët e Kosovës më në fund marrin një lajm të mirë

Policia e Kosovës ka finalizuar një aktivitet prokurimi në vlerë totale prej 327,316 euro, që përfshin furnizimin e zyrtarëve policorë me pizhame dimri, çorape dhe çorape termike

Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratave, procedura është zhvilluar përmes procedurës së hapur të prokurimit, ndërsa financimi është siguruar nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës.

Kontrata është lidhur si kontratë publike kornizë me kohëzgjatje prej 36 muajsh, ndërsa aktiviteti i prokurimit është ndarë në dy grupe.

Kontrata prej mbi 295 mijë eurosh për pizhame dimri dhe çorape
Grupi i parë përfshin furnizimin me pizhame dimri dhe çorape për zyrtarët policorë.

Kontrata është nënshkruar më 30 qershor me grupin e operatorëve ekonomikë FWRDZ L.L.C. dhe ARTA TEX GROUP SH.P.K., në vlerë prej 295,396 euro.

Sipas dokumentacionit të prokurimit, për këtë grup janë dorëzuar nëntë tenderë, por vetëm një ofertë është vlerësuar si e përgjegjshme dhe është shpallur fituese.

Kontratë tjetër për çorape termike
Grupi i dytë ka të bëjë me furnizimin me çorape termike.

Kjo kontratë është nënshkruar më 24 qershor me operatorin ekonomik “EMPREUS” SH.P.K., në vlerë prej 31,920 euro.

Edhe në këtë grup kanë konkurruar nëntë operatorë ekonomikë, ndërsa vetëm njëri prej tyre është vlerësuar se i plotësonte kriteret e kërkuara.

Kontratë trevjeçare
Sipas të dhënave të publikuara, të dyja kontratat janë pjesë e një marrëveshjeje kornizë me afat 36-mujor, e cila synon furnizimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me këto artikuj të veshmbathjes sipas nevojave gjatë periudhës së kontratës.

Procesi është zhvilluar në përputhje me procedurat e prokurimit publik, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë të ditur numrin e saktë të zyrtarëve policorë që do të përfitojnë nga ky furnizim.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *