Skip to content

“Plani sekret brenda 10 korrikut: Rama gati të dorëzojë postin e Kryeministrit? Ja kush po e zëvendëson!”

Edi Rama në kërkim të opsioneve të daljes nga kriza, nga ndryshimi i qeverisë dhe spastrimi i bandës së Ballukut, deri te dorëheqja nga posti i kryeministrit dhe emërimi i një kryeministri të ri socialist

Këto ditë diskutohet se kryeministri Edi Rama po kërkon në mënyrë të ethshme t’i japë zgjidhje problemit, duke negociuar me ndërkombëtarët për të dalë nga kjo situatë eksplozive, ku qindra mijëra shqiptarë kërkojnë kokën e tij. Një nga variantet është ndryshimi i qeverisë dhe spastrimi i saj nga çibanët e Belinda Ballukut, por edhe më tej. Një burim i gazetës “Sot” pretendon se Edi Rama ka dy opsione. I pari është ndryshimi i qeverisë brenda 10 korrikut ose në fillim të shtatorit. Varianti i dytë është dorëheqja e tij dhe emërimi i një kryeministri nga radhët e socialistëve, i cili duhet të jetë person i pranueshëm për ndërkombëtarët.

Nëpërmjet këtyre lëvizjeve, Edi Rama kërkon të fitojë kohë dhe shpreson të shuajë zemërimin popullor, por edhe urrejtjen e ndërkombëtarëve, të cilët i kanë vënë vijën e kuqe për shkak të korrupsionit të tij qeverisës, implikimit të tij dhe qeverisë së tij në trafikun e drogës, si dhe për emrin konkret që është Belinda Balluku. Gjithë këto ditë, Edi Rama ka qenë në komunikime të ethshme me lobistët e tij në SHBA dhe BE. Ndërkohë që pret të kapë një shtrëngim duarsh në samitin e NATO-s, problemi i tij më i madh është se vetë NATO ka dhënë mesazh se nuk do të zhvillohet në Tiranë samiti i vitit 2027 për sa kohë që ai do të jetë kryeministër. Lajmin për anulimin e samitit e ka dhënë Reuters, por edhe shumë media prestigjioze, një lajm që tregon situatën e vështirë në të cilën Edi Rama ndodhet.

Kujtojmë se dje protesta shënoi 36 ditë. Ajo që nisi si një kundërshtim ndaj projektit të resortit në Zvërnec dhe Sazan është shndërruar në një lëvizje shumë më të gjerë, me kërkesa që shkojnë përtej çështjeve mjedisore dhe prekin drejtpërdrejt qeverisjen, emigracionin, korrupsionin dhe të ardhmen e vendit. Prej më shumë se një muaji, mijëra qytetarë mbushin çdo mbrëmje bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin para Kryeministrisë. Mes flamujve kombëtarë, pankartave dhe thirrjeve kundër qeverisë, kërkesa kryesore mbetet largimi i Edi Ramës. Në kulmin e protestave, Rama duket se po luan kartën e fundit për të zbutur zemërimin qytetar.

Duke vënë në qendër bonuset dhe paketat sociale, ai synon të joshë pensionistët dhe shtresat në nevojë, në përpjekje për të ulur presionin ndaj qeverisë dhe për të frenuar zgjerimin e revoltës që prej më shumë se një muaji vazhdon para zyrës së tij. Kryeshënimi i javës ishte, pa diskutim, akti normativ i qershorit, ku edhe një herë tjetër ekonomia, e cila po rritet përtej parashikimeve, duke sjellë të ardhura përtej parashikimeve, na dha mundësinë që të dalim me një sërë masash në shërbim të drejtpërdrejtë të njerëzve dhe në respekt të të gjithë atyre që kërkojnë, me shumë të drejtë, akoma më shumë nga qeveria dhe nga shoqëria, përmes qeverisë. Aprovuam një bonus për pensionistët. Një kujtesë këtu, sepse duhet kujtuar herë pas here ndonjë gjë, edhe pse kujtesa bëhet gjithmonë e më e shkurtër dhe gjithmonë e më shumë janë ata që nuk duan t’ia dinë se nga po vijnë. Por e thotë bukur Çurçilli që “kush harron se nga po vjen, nuk ka idenë se ku po shkon”. Kujtesa është që vjet u tha se bonusi i pranverës për pensionistët, i cili kishte të njëjtën logjikë, pra rritjen e ekonomisë dhe parimin që, në momentin kur ekonomia rritet dhe ne arrijmë t’i plotësojmë ato që kemi parashikuar e na mbetet diçka, ajo që mbetet duhet të ndahet me ata që kanë më shumë nevojë dhe pensionistët janë në radhë të parë ata. “E bënin për fushatë”, thanë. Jo. Ne nuk kemi asnjë fushatë. Fushatën tjetër e kemi në 2029-ën.

Kështu që pensionistët morën një tjetër bonus, ku u fut edhe çdo qindarkë e përfituar nga rritja e panatyrshme e çmimit të naftës, si rezultat i krizës së luftës mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit dhe asaj që ndodhi në Ngushticën e Hormuzit. Pra, ne nuk futëm në buxhet asnjë qindarkë që erdhi më shumë nga taksat mbi naftën, por ua dhamë ato pensionistëve. Po kështu, ne vendosëm në dispozicion të të sëmurëve me kancer 15 milionë euro të tjera për medikamentet e tyre dhe vendosëm po ashtu rritjen e pagave të mjekëve të urgjencës. Heronj të vërtetë! Vendosëm rritjen e garancisë sovrane për programin kombëtar që fillon së shpejti, të dyfishimit të ndërmarrjeve. Vendosëm dyfishimin e mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar. Vendosëm dyfishimin e mbështetjes për fëmijët me aftësi të veçanta. Kujtoj se vjet, falë edhe një gafe që unë bëra, për të cilën kërkova ndjesë, u bë problem çështja e fëmijëve autikë. Unë u zotova në atë fushatë se do ta dyfishonim mbështetjen për ta dhe e bëmë. Ashtu sikundër u dhamë edhe kujdestarëve të personave me aftësi të kufizuar apo të fëmijëve me aftësi të veçanta një mbështetje që ata e kërkonin prej kohësh, pa llogaritur këtu pastaj edhe pjesët e tjera që shkuan në drejtim të zhvillimit rural dhe të zhvillimit urban.

Ky është një kryeshënim që nuk zuri shumë vend, sepse dihet se me çfarë po merret i gjithë sistemi i komunikimit dhe informacionit në Shqipëri. Ndërkohë që, nga ana tjetër, unë jam shumë i vëmendshëm dhe një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit, e cila ka dy shtresa: “ujin e rrjedhshëm” të të gjithë atyre që dolën sinqerisht dhe që janë sinqerisht të shqetësuar apo që kanë halle reale dhe “koren e zezë” të gjithë dështakë-zemërakëve të ardhur nga të gjitha rrugët e jetës, që kanë krijuar një situatë konvulsive ku janë shfaqur edhe elementët e pashmangshëm të dhunës në këto raste, pasi kur shkon pas Berihait, në fund të del përpara muri.”, u shpreh Rama ditën e djeshme.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *